SPAK mbyll hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji/ Klodiana Lala zbardh emrat e 2 personave që do të merren si të pandehur

0
286

SPAK ka mbyllur hetimet për atentatin ndaj Arjan Ndojit, ngjarje e ndodhur në 1 nëntor të vitit 2019 në Shkozet në Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se në përfundim të hetimeve SPAK ka marrë të pandehur Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn.

Dy të pandehurve do iu komunikohet akuza ditën e hënë, ndërsa akuzohen si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj prokurorit.

Më 1 nëntor 2019 një atentat iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremit apo Rrumi i Shijakut i dyshuar si ipërfshirë në aktivitete kriminale, kurse viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here