Një zyrtar i lartë i partisë komuniste të Kinës është shkarkuar nga detyra pasi bashkëshortja e tij pretendon se kapi në krevat me një tjetër grua.
Disa pamje video të konfrontimit mes dy grave u bënë virale kësaj jave në Kinë. Zyrtari i lartë i provincës së Guizhou, u shkarkua dje pas një mbledhjeje të partisë.
Burri i identifikuar si Jia Ding, humbi postin si sekretar i partisë në qytezën e Yongle pas pamjeve të shpërndara në rrjet nga bashkëshortja e tij.
Në përshkrimin e videos thuhej se burri gjysmë i zhveshur ishte një zyrtar i qytetit ndërsa gruaja në të brendshme ishte dashnorja e tij.
Në një video shihet gruaja me një veshje të sipërme rozë, e cila besohet se është bashkëshortja e Jia, duke i ulëritur të dashurës.
Dashnorja e supozuar, tenton të mbulojë fytyrën dhe i ulëret bashkëshortes: “Ky është problemi yt. Diskutojeni vetë, nuk ka të bëjë fare me mua!”.
































