Google search engine
Home Politike Drejtesi Liroi nga burgu personazhe të botës së krimit dhe të bandave të...

Liroi nga burgu personazhe të botës së krimit dhe të bandave të forta, Këshilli i Lartë Gjyqësor merr vendimin për gjyqtaren e njohur. Në seancë ishte i pranishëm edhe ILD

0
299

Shtyhet seanca e dhënies së vendimit për gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur shtyrjen për gjyqtaren për të cilën kërkohet shkarkimi nga posti që mban, pasi ka liruar nga burgu disa personazhe të botës së krìmit.

Kërkesa për shkarkimin e Hoxhës është bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i cili ka qenë i pranishëm edhe sot në seancën që u mbajt në KLGJ.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani asistoi sot në seancën dëgjimore në Këshillin e Lartë Gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” për magjistraten E.H.me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u shpreh dakord me kërkesën e magjistrates E.H. e cila i kërkoi kohë KLGJ-së për të përgatitur parashtresat e saj për raportin hetimor të paraqitur nga ILD.

Këshilli i Lartë Gjyqesor pranoi kërkesën e magjistratës E.H. dhe caktoi seancën e rradhës dëgjimore më 29 Janar ora 11.00″, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga ILD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here