Kërkohej prej kohësh, arrestohet personazhi i njohur për botën e krimit

0
223

Mësohet nga informacionet policore se një 28-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Interpol Tirana dhe do të ekstradohet drejt Italisë.

Policia e Tiranës njofton se është vënë në pranga Arbër Kojku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata e Livornos, Itali,  ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se Kojku ka qenë i arrestuar fillimisht në 2014-ën në Itali, bashkë me një grup prej tre shqiptarësh të tjerë. Në atë kohë në banesën e tyre u sekuestruan 14 mijë euro të dyshuara si të përfituara fryt i shitjes së drogës, kokainë dhe materiale të shumta për ambalazhim droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here