Google search engine
Home Politike Gjykata e Strasburgut kërkesë të papritur shtetit shqiptar: Të mos dëbohet turku...

Gjykata e Strasburgut kërkesë të papritur shtetit shqiptar: Të mos dëbohet turku Selami Simsek

0
287

Gjykata e Strasburgut i kërkon shtetit shqiptar të mos dëbojë shtetasin turk Selami Simsek i cili ka kërkuar azil në Shqipëri pasi pretendon se i rrezikohet jeta nëse kthehet në Turqi.

Strasburgu urdhëron autoritetet mos ta dëbojnë, derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore për Simsek.

Ky i fundit pretendon se persekutohet nga shteti turk, për shkak se familjarë të tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fehtullah Gylen.

Kujtojmë që Gjykata e Tiranës e dënoi në janar të 2020-ës me 18 muaj burg për “falsifikim të dokumenteve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here