Finalizimi i super operacionit anti-drogë dhe ekzekutimi i 23 urdhër arresteve të SPAK, ja çfarë paralajmëroi Artan Hoxha: Priten zhvillime…

0
258

Ditën e sotme është zhvilluar një operacion antidrogë në Skrapar dhe Berat, ku janë ekzekutuar 23 urdhër arrestet e lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK, në një komunikatë zyrtare bëri me dije se janë evidentuar 28 episode të kultivimit të kanabisit dhe janë sekuestruar në total 5045 bimë narkotike 176 kg e paketuar. Kjo sasi lënde narkotike është paralajmëruar më herët nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka nxjerrë edhe pamjet.

Një muaj më parë gjatë një interviste në Abc News gazetari paralajmëroi se në janar do të ketë zhvillime të reja lidhur  me hetimin e personave të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në vendin tonë dhe për përfshirjen e efektivëve të policisë.

“Gjetja e hangarëve unë kam sjellë pamje këtu ku dukeshin panele diellore, një fshatar nuk e blen një gjë të tillë, sivjet ndryshe nga 2016 ka pas shumë hetime brenda radhëve të policisë, kemi parë se janë vënë nën hetim policë në Korçë dhe ne Vlorë shumë shpejt do të kemi në Berat, Skrapar dhe në Krujë.

Janë bërë përgjime etj, janë provuar se ku janë parcela të mëdha me kanabis nuk bëhet pa bashkëpunim në radhët e policisë dhe policia e ka provuar një gjë të tillë. Fundi i dhjetorit dhe në janar do të kemi zhvillime në këtë fushë”, ka deklaruar Hoxha më 18 dhjetor.

Ndërkohë, në njoftim e SPAK thuhet thuhet se në aktivitet kriminal janë të përfshirë policë dhe funksionarë publikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here