Serialit të famshëm ‘Simpson’ i ka dalë më saktësi çdo parashikimin dhe fansat e fiksuar ndaj këtij seriali tashmë janë fiksuar ndaj një tjetër episodi, i cili tregon fundin e botës në ditën e përurimit të Joe Biden si President i SHBA.
I njëjti episod parashikoi edhe trazirat në Capitol, pasi mbështetësit e Trump u futën në Kongres për të ndaluar certifikimin e fitores së Biden.
Episodi i ‘Simpson’ tregon fatin ogurzi të Amerikës, pasi Homeri nuk arriti të jepte votën e tij vendimtare. Homerit i kërkohet nga Lisa “Të kujtojë gjithçka të keqe për katër vitet e mëparshme”, para se ai të lexojë 50 gjëra për kohën e Donald Trump, nga komentet e diskutueshme, te gabimet serioze politike.

Homeri më në fund vendos se për kë do të votojë, por më pas zbulon se ai vetëm e kishte ëndërruar të gjithën dhe se në të vërtetë kishte fjetur gjatë periudhës së votimit.
Më pas në episod flitet për Ditën e Inagurimit, 20 Janar 2021, ku vendi është në gjendje lufte. Homeri shfaqet i veshur me armaturë, improvizuar me enë kuzhine, ndërsa ndërtesat janë shkatërruar dhe gjithçka është përfshirë nga flakët.
‘Robotët qeveritarë’ terrorizojnë dhe katër kalorësit e apokalipsi mbajnë në duar flamuj që lexojnë “murtaja”, “uria” dhe “lufta”.

































