Google search engine
Home Sport Milan gjunjëzohet në ”San Siro”, Juventus fiton dhe rikthehet në garë për...

Milan gjunjëzohet në ”San Siro”, Juventus fiton dhe rikthehet në garë për titull

0
253
Juventus' Federico Chiesa (C) jubilates with his teammates after scoring the 0-1 goal  during the Italian serie A soccer match between Ac Milan and Juventus FC at Giuseppe Meazza stadium in Milan 6 January 2021. ANSA / MATTEO BAZZI

Juventus ka fituar në ”San Siro” 3-1 ndaj Milanit duke u rikthyer në garë për titull. Dy golat e Chiesa-s dhe një i McKennie kanë mjaftuar që bardhezinjtë të fitojnë ndaj kryesuesve të Seria A duke iu afruar me 7 pikë tashmë, teksa kanë një ndeshje më pak.

Golin e vetëm për Milanin e shënoi Calabria që barazoi përkohësisht shifrat. Gjithsesi Milan qëndron në krye të tabelës me 37 pikë, Inter i dyti me 36 pikë kurse Juventus përfiton duke u ngjitur në vendin e katërt me 30 pikë.

Duket se tashmë gara në Seria A është mëse e hapur pasi diferenca mes vendit të parë dhe atij të shtatë është 9 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here