Google search engine
Home Politike Jozefina Topalli: Me Sali Berishën kam folur para 4 ditësh, por nuk...

Jozefina Topalli: Me Sali Berishën kam folur para 4 ditësh, por nuk jam konsultuar për…

0
311

Kryetares “Lëvizja për ndryshim”, Jozefina Topalli deklaron se se vazhdon të komunikojë me ish kryeministrin Sali Berisha, por shtoi se nuk është konsultuar me të për krijimin e lëvizjes së re politike.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: A keni kontaktuar me zotin Berisha këto kohë që keni ngritur partinë?

Topalli: Po, para 4 ditësh.

Fevziu: Keni folur për këtë gjë?

Topalli: Absolutisht jo, nuk flas. Kjo është iniciativë e imja, që ka ardhur si rezultat i një reflektimi të gjatë.

Fevziu: E pakonsultuar me zotin Berisha?

Topalli: E pakonsultuar. Është  një vendim që vjen pas një procesi,  sigurisht vendimi nuk vjen në çast. Dhe unë besoj se vendi ynë ka nevojë për ndryshim dhe politika në mënyrë dëshpëruese ka nevojë të largojë tre kryetarët e korruptuar  dhe për të gjet lider të pakorruptuar.

Vangjeli: Mendoni që duhet të qëndrojë i katërti?

Topalli: Të tre largohen duke ja ulur votat forcave të tyre politike dhe pastaj fillon procesi brenda forcave politike të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here