Google search engine
Home Politike ‘Do marrim 100 mandate’, Kryemadhi zbulon për herë si do garojë PD...

‘Do marrim 100 mandate’, Kryemadhi zbulon për herë si do garojë PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 Prillit

0
265

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se PD dhe partia e saj do të hyjnë bashkë në zona të caktuara.
Sipas saj, kjo do të bëhet pasi në zona të caktuara PD dobësohet nëse del me listën e saj të vetme, ndërsa shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.

“Sot kushdo, edhe nga varri të ngrihet, nëse bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do ta dërrmojnë, qoftë edhe Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Ilir Meta. Koalicioni me PD-në në 2009 ishte jonatyral, pasi ne jemi parti e majtë dhe ata të djathtë.Me një listë, në zona të caktuara dobësohet PD-ja, jo LSI. Në zona të caktuara PD dhe LSI do të hyjnë bashkë. Me dy lista opozita e bashkuar merr 100 mandate”, tha Kryemadhi për Syri TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here