Google search engine
Home Bota Dhuna në Capitol, kryebashkiakja e Uashington D.C. zgjat gjendjen e emergjencës me...

Dhuna në Capitol, kryebashkiakja e Uashington D.C. zgjat gjendjen e emergjencës me 15 ditë: Trazirat mund të vijojnë

0
244

Kryebashkiakja e Uashingtonit D.C, Muriel E. Bowser natën e të mërkurës ka firmosur zgjatjen e gjendjes së emergjencës me 15 ditë pas dhunës në godinën Capitol ku ndodhet Kongresi Amerikan.

Ky vendim i ri është një tentativë për të frenuar trazirat, duke mbyllur bizneset në një orë më të herët, duke mbajtur qytetarët në banesa në rast se ka shtetrrethim si dhe duke u investuar më shumë në sigurinë publike.

Bowser paralajmëroi se ekstremistët që mbështesin Trump-in mund të vijojnë me trazirat, prandaj tashmë gjendja e jashtëzakonshme do të vijojë deri më 21 janar, dhe skadon një ditë pas betimit të Presidentit të ri të SHBA Joe Biden nëse certifikohet në kohë nga Kongresi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here