Google search engine

    Shkelën masat anti-Covid, policia gjobit 459 qytetarë

    0
    196
    POLICIA VENDOS GJOBA PER MOS VESHJEN E MASKES - Oficere policie duke vene gjoba per mos venien e maskes pas hyrjes ne fuqi te vendimit per mbajtjen e detyrueshme te maskes nga te gjithe ne cdo mjedis te hapur apo te mbyllur, per te frenuar perhapjen e pandemise se koronavirusit, COVID-19. Qytetaret qe do te kapen pa maska do te gjobiten me 3000 leke, qe do te vendoset ne faturen e energjise elektrike. Shqiperia ka patur rritje te ndjeshme te rasteve me koronavirus javet e fundit. /r/n/r/nPOLICE PUTS FINES FOR LACK OF MASKS - Police officers impose fines after the entry into force of the decision to make the masks mandatory for everyone on the streets, parks, shops and in any open or closed environment, to curb the spread of the coronavirus pandemic , COVID-19. Use of masks in outside areas became mandatory as of October 15, with fines of Lek 3,000 (Eur25) for first time offenders. The number of Covid 19 positive cases have started to increase steadily with the coming of fall in Albania, with the new cases in the last two weeks reaching 78 per 100,000.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 459 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Burime zyrtare bënë me dije se 445 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, të cilët janë gjobitur me 3.000 lekë secili. Ndërkohë që 5 persona janë shoqëruar nga policia, pasi kanë refuzuar që të tregojnë mjetet e tyre të identifikimit, ndërsa janë gjobitur me nga 30 mijë lekë të vjetra.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë administratorin e një subjekti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

    Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here