Google search engine
Home Politike Rama kritika BE-së nga Turqia: Basti i Erdogan, për 3 muaj ndërtohet...

Rama kritika BE-së nga Turqia: Basti i Erdogan, për 3 muaj ndërtohet spitali rajonal i Fierit

0
247

“Po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”. Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Recep Tayyip Erdoğan njoftoi marrëveshjet e arritura. Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Erdogan për ndihmën për procesin e rindërtimit dhe në luftën kundër koronavirusit, ndërsa për BE-në kishte kritika. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Edi Rama nënshkruan në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve.

Falenderoj nga zemra presidentin e Turqisë për këtë mikpritje të paharrueshme. Në këtë mikpritje mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, dy shteteve dhe qeverive. Jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshme cështjesh, por mbi të gjitha dua ta shpreh këtu mirënjohjen për të dhe popullin turk për reagimin në mbështetje të Shqipërisë duke u gjendur në krah të familjeve të goditura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të shkuar. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here