Një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump kanë hyrë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.
Një alarm emergjent është dhënë nga autoritetet që merren me ruajtjen e sigurisë. Madje, në një foto të publikuar në CNN, shihen teksa persona të armatosur ruajnë derën ku po mbahej seanca.
Forcat e sigurisë të Armatosur janë të pozicionuar në derën kryesore, me qëllim për të parandaluar hyrjen e protestuesve.









































