Google search engine
Home Aktualitet Ngjarja që tronditi kryeqytetin/ Del përgjigja e ADN-së për pistoletën ‘Zoraki’ pas...

Ngjarja që tronditi kryeqytetin/ Del përgjigja e ADN-së për pistoletën ‘Zoraki’ pas ekspertimit jashtë shtetit, u gjet afër vendit ku u vra Klodian Rasha nga polici

0
358

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Pas ekspertimit jashtë shtetit të pistoletës së sekuestruar “Zoraki”, nuk është nxjerrë asnjë rezultat konkret, për të mësuar se kujt i përket arma.

Ajo u gjet rreth 100 metra larg vendit ku 25-vjeçari humbi jetën.

Sipas gazetarit Elton Qyno, të paktën përgjatë veprimeve 1 mujore, SHÇBA dhe prokuroria e Tiranës, ende nuk kanë qenë në gjendje, të gjejnë qoftë me gjurmë papilare dhe analizë ADN-je, se kush ka qenë personi i fundit që ka mbajtur pistoletën mesnatën e 8 dhjetorit 2020 dhe më pas e ka hedhur në pellgun me ujë, gati 80 metra larg trupit të pajetë të Klodian Rrashës.

Pas këtyre rezultateve, grupi i hetimit ka hequr dorë dhe nga tentativa për të çuar profilet e ADN-së për ekspertim biologjik.

Prokuroria e Tiranës pritet të mbyllë hetimet në lidhje me këtë çështje. Ngjarja e rëndë ndodhi me 8 dhjetor të vitit 2020 dhe solli protesta të dhunshme deri në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here