59-vjeçari Përparim Ademi, i arrestuar për vrasjen që tronditi kryeqytetin paraditen e 31 dhjetorit 2020 në zonën e Astirit, ka tentuar t’i japë fund jetës në qelinë e paraburgimit.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e gardianëve dhe e mjekëve të burgut që ka mbajtur në jetë 59-vjeçarin.
Gjykata ka dhënë për të masën e arrestit me burg për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e bashkëjetueses së tij Zhaneta Metani dhe motrën e saj, Kristina Bardhi, duke përgjakur Vitin e Ri. Ai u arrestua nga policia disa orë më pas pranë shkollës “Vasil Shanto”.
Ngjarja e rëndë ndodhi për shkaqe xhelozie, pasi Zhaneta Metani i kishte kërkuar ndarjen Përparim Ademit. Raporte ai ka pasur edhe motrën e saj, Kristina Bardhi. Përparim Ademi ka një martesë të ligjshme me Vjollca Ademin e cila një ditë më parë pohoi se e dinte për tradhtinë e burrit si dhe mbante raporte shoqërore me motrat Metani për të mos prishur martësen.









































