Google search engine

    Droga me avionë nga Divjaka drejt Italisë, arrestohet ish-agjenti i antidrogës në Fier

    0
    364

    Policia e Fierit ka arrestuar ish-agjentin e antidrogës Marenglen Ymeraj, i cili dyshohet për trafikun e drogës me avion nga Divjaka drejt Italisë. Ymeraj u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”

    Droga me avionë nga Divjaka drejt Italisë, arrestohet ish-agjenti i

    Njoftimi i Policisë:

    Një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar bie në prangat e Policisë.

    Strukturat e DVP Fier, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

    Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.

    Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

    Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Droga me avionë nga Divjaka drejt Italisë, arrestohet ish-agjenti i

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here