Google search engine

    Të shtëna me armë në Elbasan, arrestohet autori

    0
    245

    Të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit u dëgjuan mesditën e sotme.

    Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri në familje, ku 45-vjeçari me inicialet A.R. ka qëlluar tre herë në ajër. Fatmirësisht duke mos lënë asnjë të lënduar.

    Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, Policia zbarkoi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, duke prangosur edhe personin që qëlloi në ajër. Megjithatë nuk dihen detaje të tjera lidhur me shkaqet që kanë shkaktuar të shtënat

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here