Google search engine
Home Bota Shkollat do jenë mbyllur deri në shkurt, Boris Johnson fut Anglinë në...

Shkollat do jenë mbyllur deri në shkurt, Boris Johnson fut Anglinë në bllokim total

0
278

Boris Johnson sot e ka futur Anglinë në një bllokim kombëtar edhe më të fortë se në marsin e kaluar, në një përpjekje të dëshpëruar për ta mbajtur virusin larg popullatës, ndërkohë që edhe vaksinat kanë filluar të injektohen.
Vetëm një ditë pasi ai u kërkoi prindërve që t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi, kryeministri britanik deklaroi se shkollat fillore dhe të mesme do të mbyllen nga nesër deri të paktën në gjysmën e shkurtit.

Studentëve të universiteteve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe të studiojnë në distancë, ndërsa provimet thuhet se nuk kanë gjasa të vazhdojnë siç është planifikuar.

Shitjet me pakicë jo-thelbësore, palestrat janë urdhëruar të mbyllen. Vetëm çerdhet mmund të qendrojnë të hapura. Kafenetë, baret dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë me ‘delivery’, por nuk do të shërbehet alkool, shkruajnë mediat britanike.  

Disa nga masat e marra janë:

Nga sonte, qytetarët do të qëndrojnë në shtëpi deri në mes të shkurtit (e gjithë Anglia).

Të gjitha shkollat ??mbyllen deri në gjysmën e muajit shkurt.

Çerdhet dhe shkollat ??speciale të qëndrojnë të hapura.

Fëmijët do të vazhdojnë të vizitojnë të dy prindërit nëse janë të divorcuar.

Alkooli është i ndaluar.

Dyqanet do të mbyllen të gjitha.

Policia mund të gjobisë njerëzit deri në 200 paundë për thyerje të rregullave si më parë  dhe 10,000 paundë për biznese dhe për tubime.Dasmat mund të bëhen vetëm me një numër të vogël njerëzish.

Funeralet do të behën më në një numër të vogël.

Studentët nuk duhet të kthehen në universitet deri në mes të shkurtit.

Vende sportive në natyrë të mbyllen, por terrenet e lojërave mbeten të hapura.

Udhëtimi jashtë vendit do të lejohet vetëm nëse është thelbësore.

Sportet për fëmijë anulohen nëse nuk bëhet përmes shkollës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here