“Elevators” do të jetë emri i albumit të ri të reperit shqiptar me famë botërore, Gashi.
Ka qenë vetë këngëtari që ka zbuluar emrin e albumit përmes një postimi në rrjete sociale. Ai zbulon dhe arsyen pse e ka quajtur kështu, duke u shprehur se për 2021 mendon se duhet të përballemi me të gjitha frikërat tona në mënyrë që të ngrihemi lart, njësoj si një ashensor.
“Elevators” do të jetë emri i albumit tim të ri… të gjithë ata që më njohin e dinë se i urrej … vendosa ta quaj atë sepse për 2021 mendoj se duhet të përballemi me të gjitha frikërat tona në mënyrë që të ngrihemi më lart”, shkruan Gashi.










































