Google search engine
Home Politike Rama “flakë për flakë” presidentit: Kam pritur me durim e do presim...

Rama “flakë për flakë” presidentit: Kam pritur me durim e do presim edhe pak që Ilir Meta të…

0
309

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj Presidencës për akuzat që i bëjnë në lidhje me projektin  në segmentit Vlorë-Orikum.

Rama ka ironizuar faktin që thuhet nga Meta se ai po e përdor për qëllime elektorale.

Rama i përgjigjet Metës:

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh! Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here