Siç dihet tashmë, Ariana, Suela dhe Engjëll kanë krijuar një miqësi në “Love Story” dhe madje në një prej bisedave të tyre së bashku i premtuan njëra-tjetrës se nuk do ta prishin shoqërinë e tyre çfarëdo vendimi të marrë Saimiri.
Megjithatë tani që Saimiri është afruar shumë me Suelën dhe Arianën, xhelozitë kanë lindur.
Në puntatën e së hënës, Saimiri u pa shumë i afërt me Arianën, vajzën e cila ka pritur gjatë për një takim me princin modern.
Ndërkohë sot në një intervistë për “Daily Love Story”, Suela u shpreh se takimi i Saimirit me shoqen e saj nuk i pëlqeu dhe aq.
“Takimi me Arianën ishte një takim intim, shumë pak folën, më shumë prekje dhe përqafime, nuk kishte ndonjë gjë waw. Më shumë më ka pëlqyer takimi me Valentinën”, tha Suela.
Ndërsa Ariana u shpreh e zhgënjyer që mikesha e saj reagoi në atë mënyrë pasi pa takimin e saj me Saimirin.
“Në fakt nuk e prita reagimin e Suelës. Suela ka dalë me Saimirin dy herë dhe nuk kam reaguar keq. Ajo nuk reagoi keq, po edhe mirë nuk i erdhi sepse e pashë në shprehjen e fytyrës”, tha Ariana duke shtuar që shpreson mes tyre të mos nisin xhelozitë.










































