Google search engine
Home Politike Drejtesi Ngecën në vetting Cani e Dollapaj, KLP merr vendimin dhe zbardh detajet...

Ngecën në vetting Cani e Dollapaj, KLP merr vendimin dhe zbardh detajet e reja

0
275

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për dy vendet vakante kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar 5 prokurorë.

Pas shkarkimit nga vettingu të ish-prokurorëve Besnik Cani e Arben Dollapaj, të dy ish-anëtarë të KLP, kjo e fundit shpalli vakancat e krijuara dhe hapi garën.

5 prokurorë kanë aplikuar për këto dy vende. 2 nga Prokuroria e Vlorës, 1 nga ajo e Durrësit, 1 nga Berati dhe 1 nga Tirana.

Gjatë kësaj jave pritet që Prokuroria e Përgjithshme të publikojë datat për votimin e anëtarëve të rinj të KLP-së dhe mënyrën e votimit, për shkak të rrgeullave të reja të diktuara nga pandemia e Covid-19.

Momentalisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka 9 nga 11 anëtarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here