Google search engine
Home Bota Mashtrimi me vaksinat anti-Covid/FBI-ja amerikane ka një këshillë për të gjithë ju

Mashtrimi me vaksinat anti-Covid/FBI-ja amerikane ka një këshillë për të gjithë ju

0
229

Mashtruesit e internetit kanë filluar të shesin doza të rreme vaksinash anticovid me anë të E-maileve apo mesazheve në platformat online. 

Ndërsa miliona persona duhet të presin me muaj për të marrë dozat e vaksinave anticovid, shumë mashtrues janë duke i joshur qytetarët me pretendimin se mund t’i transportojnë medikamenët brenda disa ditësh kundrejt një çmimi prej gati 150 dollarësh.

Qeveritë evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke paralajmëruar publikun që të kenë kujdes, pasi shumë mashtrime lidhur me vaksinat për COVID-19 janë në rritje e sipër. Gjithashtu shumica e agjencive hetuese kanë paralajmëruar se në internet po mundohen të vjedhin  para apo të dhëna personale nga konsumatorët që bien pre e kurtheve lidhur me vaksinat.

Sipas një kërkimi në internet nga agjencia e Reuters, në një program të quajtur Telegram janë gjendur 7 oferta të ndryshme rreth pretendimeve për vaksinat.

Një mashtrues pretendonte se shiste vaksina nga Moderna apo kompanitë Pfizer dhe BionTech me një çmim nga 150 deri në 180 dollarë, si dhe nga AstraZeneca ku vaksinës anticovid i ishte vënë një çmim më i ulët prej 110 dollarësh.

Gjithashtu edhe në site të tjera në internet, si Agartha, ofrohen shishka me doza të vaksinave të ndryshme me çmime që variojnë nga 500 deri në 1000 dollarë.

FBI-ja amerikane, Interpoli dhe agjenci të tjera kanë paralajmëruar se vazhdon qarkullimi i skemave të ndryshme të cilat mundohen të reklamojnë apo të shesin medikamente kundër COVID-19, që mund të vënë në rrezik jetën e individëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here