Google search engine
Home Politike Debati për projektin Vlorë-Orikum/ Meta i jep mesazhin e fortë Ramës: Po...

Debati për projektin Vlorë-Orikum/ Meta i jep mesazhin e fortë Ramës: Po gënjen! Ja çfarë po fsheh kryeministri

0
227

Teksa jemi 3 muaj para zgjedhjeve presidenti Meta ka vendosur të mos japë autorizimin për marrëveshjet ndërkombëtare duke vënë në vështirësi qeverinë.

Presidenti në një deklaratë për mediat u shpreh se  Rama bëri shfaqje teatrale e mashtruese

“Jam sot këtu sepse mendoj që edhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit nuk meritojnë vëmendje, qytetarët në të gjithë qarkut në Vlorë meritojnë sqarime. Presidenti ka mirëpritur iniciativën për zhvillimin e zonë së lumit të Vlorës. Pse pengoka Presidenti, sepse ka kërkuar transparencë për qytetarët? Përfaqësuesit e qeverisë gënjyen për projektin. Kërkesat e Kushtetueses u shkelën. Kryeministri doli dhe bëri shfaqje teatrale nga Vlora. Shfaqje qesharake e mashtruese. Qeveria nuk dëshiron që të zbatojë Kushtetutën. Ministria e Financave nuk ka kërkuar kurrë autorizim. E pranuan vetë në dokumentin zyrtar”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here