Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e fundit të vitit. 59-vjeçari Përparim Ademi ‘eliminoi’ në zonën e Astirit dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ai i qèlloi për vdèkje e më pas u largua me qetësi, i shoqëruar nga një djalë që dyshohet të jetë nipi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:06 minuta në zonën e Astirit dhe e gjitha ka zgjatur 13 minuta. Ndërkohë janë bërë publike pamjet e momentit para krimit, ku Ademi u kap nga kamerat rreth 50 metra larg pallatit ku banonin motrat.
Ai shihet i veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza. Gjithashtu kishte dhe një biçikletë me vete dhe me një çantë në dorë e shoqëronte edhe nipi. Pas 13 minutash ai shihet të largohet i qetë nga vendngjarja, po nga e njëjta rrugë në të cilën kishte ardhur.








































