Google search engine
Home Aktualitet Artan Hoxha publikon foton: Nuk kisha pikë dyshimi! Të gjithë në Tropojë...

Artan Hoxha publikon foton: Nuk kisha pikë dyshimi! Të gjithë në Tropojë e dinë se kush fshihet pas këtij ekzekutimi të bujshëm

0
326

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen e bujshme një vit më parë të Guxim Gjyricit në Tropojë.

Ai tha se nuk kishte pikë dyshimi para një viti teksa deklaronte në media se vrasësit nuk do të zbuloheshin dhe kështu ndodhi dhe pas një viti.

Sipas tij, të gjithë në Tropojë e dinë se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje.

“Nje vit me pare, në mbremjen e 5 janarit 2020, Guxim Gjyriçi, 47 vjeç, baba i dy djemve dhe nje vajze, u ekzekutua pas shpine, në ambjentet e karburantit të vet.

Guximi sapo kishte mbyllur barin, qe ndodhet brenda karburantit, dhe po drejtohej per në banese, diku 60-70 metra larg.

Vrasesit e kane mbajtur në vezhgim viktimen, e dinin se nuk ruhej dhe kane perfituar nga fakti qe ai ka qene i vetem.

Menjehere pas ngjarjes, autoret jane pare te largohen me dy autovetura nga qyteti i Bajram Currit, për të mos u gjendur edhe pas nje viti nga agjensite e zbatimit të ligjit…

Nuk kisha pike dyshimi, para nje viti, ndersa deklaroja ne media se vrasesit e Guximit nuk do te zbuloheshin edhe pse sot në Tropoje, jane te qarte kush fshihet pas kesaj ngjarje…”, shkruan Hoxha.

Artan Hoxha publikon foton: Nuk kisha pikë dyshimi! Të gjithë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here