Google search engine
Home Politike 2021 nis më rritjen e pagave të mësuesve me 15%, ja cilat...

2021 nis më rritjen e pagave të mësuesve me 15%, ja cilat janë disa nga vendimet e tjera që hynë në fuqi me fillimin e këtij viti

0
303

Ministria e Arsimit Evis Kushi, ditën e djeshme e ka nisur me një lajm të mirë për të gjithë mësuesit. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka lajmëruar se viti 2021 do të nis me rritjen e pagave të mësuesve me 15% në të gjithë vendin. Kushi uroi nxënësit dhe pedagogët për vitin 2021 duke i shprehur mirënjohje për të gjithë pas këtij viti të vështirë. Ajo ka shtuar se puna e palodhur dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi do të kenë gjithmonë vëmendjen e duhur. Në fund të postimit ajo ka shprehur mirënjohjen për të gjithë. “Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin”, ka shkruar Kushi. Sipas skemës së publikuar nga vetë ministrja, vihet re një rritje drastike e dukshme e pagës së mësuesve në raport me vitin 2019 që ka pasur një rritje vetëm prej 7%. Ndërkohë, përveç rritjes së pagave të mësuesve me fillimin e vitit 2021 ka pasur edhe të tjera ligje të cilat hynë në fuqi. Ato përfshijnë ligje si: Rritja e pagës minimale, heqja e TVSH-së, zerimi i tatim-fitimit, fiskalizimi, dhe heqja e akcizës për karburantin bujqësor. Në Shqipëri, nga 1 janari paga minimale do të jetë 30 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që ishte deri ditën e djeshme. Ky është vendimi i Qeverisë, i cili u mor më 16 dhjetor dhe hyri në fuqi në datën 1 janar. Një tjetër vendim që hyri në fuqi është edhe ai që bizneset me qarkullim vjetor nga 0 deri në 10 milionë lekë, nuk do të jenë subjekte të pagimit të TVSH-së. Po ashtu kanë filluar edhe lehtësirat ndaj biznesit të vogël, i cili deri në vitin 2029 nuk do të paguajë këtë tatim dhe janë rreth 40 mijë biznese që pritet të dalin nga skema e TVSH-së, që është edhe zëri i të ardhurave tatimore më i rëndësishëm në buxhet. Gjithashtu, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke filluar nga sot bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të kenë tatim fitimi zero. Sakaq, filloi edhe fiskalizimi, kështu faturat që do të lëshohen për Entet Publike/Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike, të cilat do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here