Google search engine
Home Aktualitet Ulet çmimi i abonesë këtë muaj, Shoqata e Transportit Publik zbulon arsyen

Ulet çmimi i abonesë këtë muaj, Shoqata e Transportit Publik zbulon arsyen

0
255

Çmimi i abones këtë muaj është ulur nga 16 mijë në 12 mijë lekë të vjetra. Tashmë abonetë nuk shiten në kioskat, siç shiteshin më parë, por nga disa persona të paautorizuar në rrugë. Ndërkohë, sipas Shoqatës së Transportit Publik kjo gjë ka ndodhur, pasi në momentin që kompanitë kanë mungesë likuiditeti për shpenzimet ditore detyrohen të ulin çmimin.

Kujtojmë se shoqata gjithashtu ka kërkuar vazhdimisht mbështetje me subvencione nga ana e qeverisë, por edhe pse transporti publik ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak se qëndroi mbyllur për një periudhë të gjatë si pasojë e pandemisë, e vetmja ndihmë që kanë marrë nga qeveria ka qenë paga e luftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here