Google search engine
Home Aktualitet Rama rikujton qytetarët për barnat anti-COVID: Aplikoni

Rama rikujton qytetarët për barnat anti-COVID: Aplikoni

0
224

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi, ka rikujtuar se të gjithë qytetarët, të cilët kanë rezultuar me COVID-19, mund të aplikojnë në e -Albania për paketën e rimbursueshme të trajtimit ambulator në shtëpi.

“MIRËMËNGJES
me rinjoftimin se përmes aplikimit në e-Albania mund të merret krejt kollaj paketa 100% e rimbursueshme për trajtimin ambulator anti-Covid19 në banesë”, shkruan Rama.

Qytetarët mund të aplikojnë në e-Albania përmes shërbimit “Aplikim për recetë të rimbursueshme për COVID 19” për të përfituar falas paketën e barnave për trajtim në shtëpi.

Dy janë skemat e rimbursimit të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, sipas shkallës së prekjes nga COVID -19.

Skema e parë, forma e lehtë e prekjes nga infeksioni = 1650 lekë

Skema e dytë, forma e mesme e prekjes së infeksionit = 10.900 lekë

Kërkesa e bërë dërgohet në rrugë elektronike tek mjeku i familjes dhe më pas me sms, njoftohet qytetari për shërbimin që ka kërkuar. Receta me rimbursim lëshohet sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor për personat që pas bërjes së tamponit rezultojnë pozitiv me Sars Cov-2 dhe kur mjeku i familjes konfirmon nevojën për mjekim shëndetësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here