Google search engine
Home Aktualitet Përfundon sot ora policore, priten masat e reja të Komitetit të Ekspertëve

Përfundon sot ora policore, priten masat e reja të Komitetit të Ekspertëve

0
270

Komiteti i Ekspertëve pritet të njoftojë sot masat e reja pas atyre të marrë për festat e fundvitit.

Aktualisht si orar kufizues ishte vendosur 20.30 me 06.00, afat që skadon sot më 4 janar.

Përjashtim nga ky rregull kanë bërë të gjithë ata persona që kanë lëvizur për emergjenca shëndetësore apo dhe motive pune. Kujtojmë se të gjithë ata që lëvizin jashtë kësaj fashe orari, duhet të pajisen me një autorizim në portalin e-albania.

Ndër masat e tjera që ndërmori Komiteti i Ekspertëve ishte dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar, ndërsa të gjithë personat që vijnë nga ky shtet, duhet të bëjnë karantinën 14 ditore, në kuadër të parandalimit të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here