Google search engine
Home Aktualitet “Motrat bënë kompromis me gruan e Përparimit që…”, vëllai zbulon çfarë ndodhi...

“Motrat bënë kompromis me gruan e Përparimit që…”, vëllai zbulon çfarë ndodhi përpara vrasjes dhe si u mashtruan Zhaneta dhe Kristina

0
335

Bashkim Metani vëllai i dy motrave që u ekzekutuan në Tiranë në 31 dhjetor ka treguar detaje të rënda për Përparim Ademin, autorin e kësaj vrasjeje të dyfishtë.

Në një lidhej për “Shqipëria Live” ai tha se dy motrat kishin rënë dakord me gruan e Përparimit, Vjollcën, për të nënshkruar një deklaratë që ai nuk do t’i afrohej më e nuk do t’i kërcënonte.

Metani shton se ata kishin lënë pikërisht datën 31, ditën që ndodhi vrasja, për të nënshkruar deklaratën, por Përparimi i shkoi dy motrave në shtëpi, duke i qëlluar për vdekje.

“I kishte thënë shko, do të le, e kishte lënë te 21 Dhjetori, motra dhe shtëpinë nuk e mbante mend, këmbadorëz kishte vajtur në shtëpi. Përparimi e mori motrën torturoi, qëlloi me armë te porta e frikësuar. Ata bënë kompromis me gruan e Përparimit, Vjollcën, i thotë atyre do ta mbajë unë me çelës deri sa të bëjmë një deklaratë që nuk do ju kërcënojë. Kristina e kishte besuar dhe e kishin lënë me datë 31 që të shkonin të bënin një deklaratë. Ai i gjeti motrat të dyja bashkë në shtëpi dhe i vrau. Zhaneta punonte në një fabrikë këpucësh. Kur e kishte parë i biri Zhanetën ashtu, kishte thënë do marr policinë, por Kristina kishte hall se mos e linte Zhanetën vetëm dhe mos i ndodhte gjë”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here