Google search engine
Home Politike Kryeministri Rama jep premtimin e madh për këtë qytet të vendit

Kryeministri Rama jep premtimin e madh për këtë qytet të vendit

0
303

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale se ka synim ta bëjë Vlorën ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut. “Kohën e humbur si s’ka më keq nga ata që na pararendën nuk e kthejmë dot më, por Vlorën dhe Shqipërinë që duam do ta bëjmë me se s’bën një hapësirë jetese të denjë për njerëzit e këtij vendi”, shton më tej kryeministri.

Postimi i Ramës

VLORËN do ta bëjmë një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut, mu ashtu siç ajo e meriton për bukurinë magjepsëse që i ka falur Zoti, siç e meriton ta ketë atë krejt shqiptaria dhe siç do të ishte me siguri sot, nëse nuk do t’ia kishin humbur njëzetë e kusur vitet e para të lirisë, duke e braktisur dhe lënë në mëshirën e fatit!

Kohën e humbur si s’ka më keq nga ata që na pararendën nuk e kthejmë dot më, por Vlorën dhe Shqipërinë që duam do ta bëjmë me se s’bën një hapësirë jetese të denjë për njerëzit e këtij vendi????????

#Besim #Punë #Durim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here