Google search engine
Home Sport KAS jep vendimin e bujshëm për Partizanin

KAS jep vendimin e bujshëm për Partizanin

0
229

Partizani ka fituar gjyqin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Vendimi pozitiv i KAS është marrë në prag të rihapjes së merkatos së dimrit.

Kryeqytetasit kanë marrë përgjigje pozitive nga KAS dhe kjo i jap rrugë përforcimit të skuadrës me lojtarët e nevojshëm.

Partizani u dënua pak muaj më parë për çështjen “Çinari”, me tri sesione merkato bllokim dhe me një gjobë prej 83 mijë eurosh.

Por vendimi i FIFA-s u apelua nga drejtuesit e Partizanit.

Pas shqyrtimit të çështjes ka mbërritur dhe përgjigja pozitive. Partizani e mbylli pjesën e parë të këtij sezoni në pozita jo edhe aq të favorshme, por vendimi i hap rrugë përforcimeve dhe ambicieve për një ecuri më pozitive në pjesën e dytë të kampionatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here