Google search engine
Home Lifestyle I mungoi për 15 vite skenës/Kengetarja e mirënjohur shqiptare merr vendimin me...

I mungoi për 15 vite skenës/Kengetarja e mirënjohur shqiptare merr vendimin me shumë rëndësi për karrierën e saj

0
272

Këngëtarja Fitnete Tuda në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” foli për rrugëtimin e saj në muzikë. E distancuar prej vitesh nga skena, këngëtarja e mirënjohur spikati me këngën që u kthye menjëherë në një hit “Shi bie në Tiranë”.

Këngëtarja shprehu dëshirën për të sjellë një album për fansat, një bashkim i kompozimeve të reja me këngët legjendare të saj. “Është mirë që ashtu siç është një libër për një shkrimtar, ashtu është dhe një album muzikor për një këngëtar.

Ideja për t’i risjellë me një cilësi më të mirë, me një riorkestrim dhe me një cilësi më të mirë, me këngë të reja për t’i mbledhur me ato që kam kënduar në festivale në një album. Kjo do të ishte më e mira. Studiot janë më të mira dhe do të ishte një dhuratë shumë e bukur për publikun.”, u shpreh artistja.

Më tej, ajo zbuloi se mund të jetë pjesëmarrëse e edicionit të ardhëm të Festivalit të Këngës. “Kam dëshirë për një rikthim dhe pse jo për Festivalin e ardhshëm. Dëshira është dhe kënga është. Kam dy këngë dhe besoj se janë të bukura. Besoj se do të pranohet, të konkurroj ashtu siç është procedura.“, theksoi më tej këngëtarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here