Këtë të hënë ka humbur betejën me Covid-19 sipërmarrësja e njohur në qytetin e Durrësit, Shpresa Prodani.
Njoftimin e hidhur për humbjen e sipërmarrëses e ka bërë të ditur përmes një postimi prekës në rrjete sociale vajza e madhe e saj, Evis Prodani
“Mamase, shoqes, dhe keshillueses më të mirë që mund të kishim kërkuar. E dimë qe ti je me babin dhe do vazhdosh të na shohësh. Të duash shumë!! RIP”,- shkruan Evisi në postimin e saj.
17 vite më parë, po më 4 janar 2004, do të ndahej në mënyrë të parakohshme nga jeta bashkëshorti i saj, Shpëtimi, një figurë mjaft e njohur dhe respektuar në Durrës.








































