Google search engine
Home Bota Rajoni Mutacioni i ri i Covid-19 vjen afër Shqipërisë, konfirmohen 4 raste në...

Mutacioni i ri i Covid-19 vjen afër Shqipërisë, konfirmohen 4 raste në shtetin fqinj

0
252

Ditën e sotme janë zbuluar 4 raste të reja të koronavirusit të ri në Greqi.
Sipas informacioneve për mediat greke, rastet e para të mutacionit janë zbuluar nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Teknologjike në Athinë.

Rastet janë izoluar dhe po kryhen studime. Akoma nuk dihet se nga ku mund ta kenë marrë mutacionin e ri personat e infektuar.

Mediat greke shkruajnë gjithashtu se qeveria mund ta fusë vendin në një karantinë të plotë.

Ky koronavirus i ri, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70% më i transmetueshëm.

Shumë vende në Evropë kanë vendosur që të izolohen totalisht me qëllim që të shmanget rritja e madhe e numrit të të infektuarve me koronavirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here