Ngjarje e rëndë / Gjendet një i ri në Vlorë i plagosur në pjesën e qafës dhe i shtrirë në tokë, niset me urgjencë në spital, dalin dyshimet e para

0
264

Një 15-vjeçar është gjetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Ai është dërguar në spital për mjekim nga patrulla e policisë, e cila e ka gjetur të shtrirë në tokë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se 15-vjeçari është goditur me kaçavidë në pjesën e qafës pas një konflikti në Lungomare, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të plagosjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here