Policia e Tiranës bën të ditur se është vënë në pranga autori i vrasjes së dy motrave në Astir, Përparim Ademi.
NJOFTIMI I PLOTE
Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë.
Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.
Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.










































