Shqipëria i jep 250 mijë euro Kroacisë pas tërmetit tragjik, Rama: Sapo nënshkrova dekretin

0
234

Qeveria shqiptare i ka dhuruar 250 mijë euro Kroacisë, si ndihmë pas tërmetit tragjik të ditës së djeshme me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, që iu mori jetën 7 personave, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënoja.

Lajmin e bën të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili thekson se sapo ka nënshkruar dekretin për dhurimin e kësaj shume për Kroacinë vëllazërore.

“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për t’i dhuruar 250 mijë euro Kroacisë vëllazërore për të ndihmuar në rilindjen e Petrinja, pas tërmetit shkatërrues. Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here