Aktorja Rudina Dembacaj njihet gjithmonë për përgjigjet e saja të drejtpërdrejta dhe që nuk ngurron t’iu përgjigjet mini-intervistave nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale
Kështu ka vepruar edhe me pyetjet e fundit në ‘Instagram’, nga kureshtja se si e thërret Viktoria Markun, biseda e fundit me të në ‘whatsapp’, biseda me vajzën e tij, Ertën e deri tek ata ndjekës që shfryjnë dëshirat seksuale.

Rudina jo vetëm që ndau bisedën e fundit me Markun, por i zbuloi të gjithëve se fjalët e ëmbla nuk mungojnë asnjëherë në komunikimin e tyre. Ndërsa kur bëhet fjalë për bisedën e saj me vajzën e Markut, spontaniteti që e karakterizon e ka penguar për ta ndarë duke shkruar me humor: “Jo, kishim pak fjalë të papastra që i përdorim vetëm në familje”.
