Kantautori i njohur Kujtim Prodani është infektuar me koronavirus. Ka qenë vetë ai që ka bërë të ditur këtë duke postuar një foto i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku duket se mban një maskë oksigjeni.
Prodani e quan flamë të keqe virusin, ndërsa shton se i ka marrë shumë miq. Të shumtë janë ata që e inkurajojnë të qendrojë i fortë e të përballet deri në fund me këtë virus.
