Rama: Nisim vaksinimin nga mesi i janarit, jemi në bisedime me Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca”,

0
260

Kryeministri Edi Rama po bën sot bilancet e vitit që po lëmë pas, një vit që nuk ka qenë i lehtë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 që na la pas pasojat e veta, por edhe pandemia e koronavirusit.

Rama dha mes të tjerash një lajm të mirë për gjithë shqiptarët në lidhje me vaksinën anti-COVID. Teksa tregoi vështirësitë për gjetjen e saj, Rama u shpreh se në mes të janarit do të vijën dozat e para të vaksinës edhe në vendin tonë.

 “Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Më vjen keq kur dëgjoj lloj lloj muhabetesh dhe teorish në mënyrë të përditshme, sepse faktikisht situata e përgjithshme është domethënëse në lidhje me një ngërç mes kërkesës dhe ofertës. Italia, e cila ka nisur vaksinimin tre ditë më parë ka në dispozicion 9700 vaksina. Kjo është sasia e dozave që ka marrë Italia, vend i BE. Dozat e disponueshme janë shumë herë më pak se nevojat, ato janë ndarë mes vendeve të BE. Këtu çfarë nuk dëgjon. Kompanitë, duke filluar nga Pfizer bëjnë marrëveshje të cilat sidoqoftë janë të lidhura me shtetet.

 Nuk ka një marrëveshje tani që bëhet drejtpërdrejt me kompaninë, ku blen sipas asaj që ofron. Marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit, kam parasysh BE si etentitet. SHBA ka një ndalesë me një akt të presidentit, që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA. I gjithë ky ngërç i takon vetëm fazës së parë, pasi prodhimi do rritet në mënyrë eksponenciale në muajt në vijim. Jemi të bindur që do fillojmë vaksinimin pa pritur që të kaloj ky ngërç. 

Në mes të janarit do jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin. Jemi në diskutime me Modernan. Do finalizojmë shpejt marrëveshjen me Pfizer. Kjo është arsyeja pse iu mbetet në këtë fazë një punë intensive komunikimi nga të katërta anët (iu drejtohet gazetarëve). 

Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar që ditën e parë asnjë mundësi për të bërë kontrata direkte të palidhura me strategjinë e përgjithshme. Te gjithë ata që kanë aksese kanë hyrë në kornizën e strategjisë së përgjithshme. Kjo situatë do lehtësohet në shkurt dhe pastaj do të jetë me lehtë në tremujor. Këtu do jemi dhe kështu do ndodhi. Kur vjen puna për të lypur për Shqipërinë dhe shqiptarët, më falni për modestinë, jam njish.”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here