Google search engine
Home Politike Ndryshime të papritura në qeveri/ Rama largon Gent Cakajn, zbulon emrin e...

Ndryshime të papritura në qeveri/ Rama largon Gent Cakajn, zbulon emrin e ministres që do ta zëvendësojë/ I jep postin e rëndësishëm Niko Peleshit

0
302

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në qeveri. Rama ka bërë më dije se Gent Cakaj do të largohet nga posti i ministrit të Jashtëm dhe në vend të tij do të vendos Olta Xhaçka. Ndërsa në vend të Xhaçkës ka vendosur Niko Peleshin.

“Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.

Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”, ka shkruar Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here