Google search engine
Home Bota Eksperti i shëndetësisë Fauci jep alarmin: Më e keqja s’ka ardhur akoma

Eksperti i shëndetësisë Fauci jep alarmin: Më e keqja s’ka ardhur akoma

0
283

Specialisti i njohur në SHBA i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se e keqja më e madhe pritet pas festave të fundvitit, duke bërë disa kalkulime sa i takon shtimit të infektimeve.

Ai pak ditë më parë bëri vaksinën anti covid, bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë dhe gjashtë punonjës shëndetësor, në një ceremoni të transmetuar live nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Sikundër e ka thënë edhe më herët, sipas tij, janari pritet të jetë muaji më i vështirë sa i takon pandemisë.

Eksperti i shëndetësisë Anthony Fauci, ka shprehur frikën e tij se më e keqja përsa i përket koronavirusit nuk ka ardhur akoma, dhe pritet pas festave të fundvitit. “Unë ndaj shqetësimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden, se situata mund të përkeqësohet në javët e ardhshme”, ka thënë ai në një intervistë për CNN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here