Qyteti i Lezhës është zgjuar sot nën breshërinë e armëve. Në orët e para të mëngjesit është qëlluar në drejtim të një lokali.
Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, autorë ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të lokalit në pronësi të Gj.P rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
“Më datë 26.12.2020, rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj.P.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë”, njofton policia paraprakisht.