Publikohet për herë të parë video-ja, shihni reagimin e Bledi Çuçit kur merr vesh se është emëruar ministër i Brendshëm

0
324

Bledi Çuçi dha mbrëmjen e djeshme intervistën e parë si ministër i Brendshëm. Gjatë emisionit u publikua edhe momenti kur Çuçi mori vesh se ishte emëruar nga kryeministri Rama, ministër i Brendshëm.

Në video shihet se Çuçi habitet kur merr vesh lajmin.

Më pas ministri Çuçi shpjegon:

“Pra duhet ndarë se nuk është çështje mos dëshire por është çështje mos dijenie. Po unë e kam marrë vesh kur ishim në një aktivitet bashkë me Sorecën për fondet e IPARD-it. Po është ky momenti dhe më përpara po diskutonim më këtë gjë.

Aty ka treguar mesazhin në Tëitter të cilët ja kishin sjellë dhe sigurisht ishte një befasi për mua , por nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu. Befasia ishte sepse unë nuk e prisja , jo sepse unë nuk jam i gatshëm për të bërë këtë detyrë apo detyra të tjera që përfshijnë qeverisjen përderisa unë jam në politikë, përderisa unë jam pjesë e atij ekipi qeverisës, por sepse kisha disa projekte në zhvillim si ministër i Bujqësisë shumë të rëndësishme për sektorin’.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here