Pas përjashtimit nga ‘Përputhen’ Shqipja vazhdon ende të tërheq vëmendjen me deklaratat e saja të bujshme.
Në një intervistë për “Prive”, Shqipja shprehet se është e sigurtë që në foton që ka publikuar është Tea me Andin dhe ka materiale të tjera që do ta vërtetonin.

Ish-konkurrentja tha se pas përjashtimit është takuar me Andin dhe kanë vazhduar njohjen e tyre.
“Pas programit jam takuar me Andin, kemi vazhduar jashtë njohjen. Nuk e di a i ka thyer rregullat me këtë, unë di që Andi do hakmerrej me Tean, kaq di. Më vonë e ndalova këtë njohje, i thashë ti në punën tënde, unë në timen. Ka patur raste që më ka marrë në telefon, i kam thënë mos i bie më numrit tim. Pas Andit, më ka marrë Mevlani më ka thënë eja se jemi në filan vend. I thashë mua mos më merrni më”, tha Shqipja.
Ish-konkurrentja tha se javën tjetër do të publikojë një tjetër bombë.









































