Google search engine
Home Lifestyle ‘Skënderbeu më tha në ëndërr se do vije këtu’/ Rama i jep...

‘Skënderbeu më tha në ëndërr se do vije këtu’/ Rama i jep pasaportën shqiptare këngëtares së njohur (VIDEO)

0
284

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa, me origjinë shqiptare por e lindur dhe rritur në Itali.

Së bashku me moderatorin Ardit Gjebrea ajo kanë vizituar kalanë e Krujës, ndërsa papritur është shfaqur kryeministri Rama.

“Morëm vesh që ishit këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa flija sonte, në ëndërr më doli dhe më tha: Është Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë e madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë”, i tha Rama, ndërsa më pas nxori nga xhepi pasaportën shqiptare për Ana Oxa-n (Hoxha). Tashëm jeni zyrtarisht shqiptare, e dërguara e Skënderbeut në tokën përtej detit”, tha Rama.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=393416765310100&id=138734771522

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here