Google search engine
Home Aktualitet Pritet të vetëdorëzohet/ Kush eshte i riu i shpallur në kërkim ndërkombëtar...

Pritet të vetëdorëzohet/ Kush eshte i riu i shpallur në kërkim ndërkombëtar si bashkëpunëtor në vrasjen e efektivit Xhulio Prela

0
293

Efektivi i FSHN-së, Xhulio Prela u vra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, teksa po udhëtonte me makinë drejt Tiranës.
Deri në këto momente policia ka arrestuar Nikoll Shernikun, pasi dyshohet se ky person është vënë në dijeni për ngjarjen dhe mund të dijë edhe emrat e autorëve.

Ndërsa autori tjetër i dyshuar është Brilant Martinaj, kushëriri i biznesmenit Ervis Martinaj.

Sipas informacioneve për mediat, Brilant Martinaj është shpallur në kërkim sepse natën e krimit me 5 dhjetor 2020, ka lëvizur me makinë afër vendit ku u vra Xhulio Prela.

Ndërkohë që disa ditë pas vrasjes ai është larguar jashtë shtetit, pasi mendohet se një familjar i tij po kurohet në Turqi për problemet me shëndetin.

Mediat kanë raportuar se Brilant Martinaj pritet që të paraqitet vetë në komisariat dhe të sqarojë pozicionin e tij në këtë ngjarje.

Mendohet se Xhulio Prela dhe 2 autorët janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të dritave të gjata të makinës, konflikt i cili ka përfunduar me vrasjen e të riut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here